fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Për një javë në Gostivar 208 raste pozitive të koronës, në vend mbi 11.600

Botuar

  • македонски јазик

Në periudhën prej 17 deri më 23 janar të këtij viti, janë regjistruar 11.610 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 35 qytete të vendit, që paraqet një rritje prej 4.5 përqind krahasuar me javën e kaluar kur ishin infektuar 11.115 persona. Përqindja e pozitivitetit lëviz nga 23.6 në 34.4 përqind, ose mesatarisht 29.1 përqind. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në një raport të detajuar për situatën me Covid-19, janë raportuar 1.559 riinfeksione ose 25 përqind më shumë, si dhe 97 vdekje, ose 76,4 përqind më shumë se javën e kaluar.

Shumica e rasteve të regjistruara 6.045 ose 52,6 përqind janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Krushevë, përkatësisht 1.127,9 persona pozitivë për 100.000 banorë. Në Gostivar janë konfirmuar gjithsej 208 persona të rinj të infektuar.

Përqindja e pozitivitetit lëviz nga 23.6 në 34.4 përqind ose mesatarisht 29.1 përqind. Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmoshat më të zakonshme janë personat e moshës 30 deri në 39 vjeç me 2.711 pacientë ose 23,4 përqind dhe 40 deri në 49 vjeç me 2.424 dhe 20,9 përqind. Numri më i ulët prej 267 ose 2.3 përqind është regjistruar në grupmoshën nga 0 deri në 9 vjeç.

ISHP bën me dije se statusin e “të shëruarit” e kanë fituar 7.627 persona të shtruar apo trajtuar në shtëpi.

– Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 1.559 riinfeksione, me një rritje prej 25 përqind krahasuar me javën e kaluar. Gjatë javës së kaluar janë raportuar 97 vdekje në 20 qytete, pra 76,4 përqind më shumë se javën e kaluar. Shumica prej tyre 38 janë nga Shkupi. Për sa i përket moshës, shumica 85 ose 87.6 përqind e të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç dhe tetë vdekje janë regjistruar në grupmoshën nga 50 deri në 59 vjeç, dy në grupmoshën nga 40 deri në 49 vjeç dhe nga 30 deri në 39 vjeç, sipas ISHP.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена