Gostivari
Ndalesë për kamionë në Strazhë, Gjavato dhe në drejtimet rrugore Mavrovë-Dibër, Kërçovë-Ohër, Tetovë-Kodra e Diellit

Prej orës 07:15 është vendosur ndalesë për trafik të automjeteve të rënda të mallrave në drejtimin rrugor Kërçovë-Ohër nëpër kalimin malor Preseka.
Ndalesë për kamionë prej në mëngjes ka edhe në kalimin malor Strazhë, në drejtimin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, si dhe në kalimin malor Gjavato. Për llojet e tjera të veturave është e detyrueshme përdorimi i pajisjeve dimërore, informojnë nga AMSM dhe NP Makedonijapat
Në rrugët e tjera komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta ka mbetje të borës së qullur në rrugë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë nga mjediset e qytetit është mesatar. Në kalimet kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
AMSM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor të vendosur dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër luginat, luginat lumore dhe grykat, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjes së dheut. Kjo posaçërisht referohet për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
Nga 15 Nëntori filloi obligimi ligjor për posedim i detyrueshëm të pajisjeve të dimrit në automjetet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 Mars 2022.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin