fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Ndalesë për automjetet e rënda të mallrave në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit dhe kahjen Mavrovë-Zhirovnicë

Botuar

  • македонски јазик

Sot në mëngjes ndalesë për automjete të rënda të mallrrave ka në drejtimin rrugor Mavrovë – Zhirovnicë, në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, ku po ashtu ndalesa vlen për kamionët dhe autobusët, ndërsa për të tjerët është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore, njofton AMSM.

Rruga Makedonski Brod – Shkup, afër fshatit Blizansko është ende e bllokuar për qarkullim për të gjitha automjetet, për shkak të rrëshqitjes së dheut.

  • Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë me lagështirë. Për shkak të numrit të madh të rrëshqitjeve të dheut në rrugët Dellçevë-Koçan, Dellçevë-Pehçevë dhe Dellçevë-kalim kufitar Dellçevë, rekomandohet që këto rrugë të mos përdoren pa shumë nevojë, thonë nga AMSM.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена