Na ndiqni në:

Maqedoni

Ndotja e ajrit është e lidhur me pluhurin që e sjell era e shkretëtirës njoftoi MMJPH

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor doli me njoftim pas rezultateve të matjes së kualitetit të ajrit të cilat treguan ndotje gjegjësisht vlera të zmadhuara të grimcave PM10, në gati të gjitha pjesët e vendit tonë.

“Gjatë analizës së kualitetit të ajrit merret parasysh edhe parashikimi i motit që e fitojmë nga DHRM. Sipas bisedës së fundit joformale me DHRM në ditët e kaluara është vërejtur lëvizje e masës së ngrohtë ajrore që sjell pluhur jashtë kufirit (mendohet se bëhet fjalë për erë të shkretëtirës) dhe i njëjti mund të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim. Nga ajo arsye është vërejtur tejkalimi i koncentrimit mesatar ditor të grimcave PM10 edhe në vendin e matjes Lazaropole, ku në kushte normale nuk ka tejkalim. Në lidhje me vlerën e lartë të vërejtur të grimcave të pezulluara PM 10 në vendin e matjes Rektorat dhe Miladinovci informojnë se është rezultat i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike me çka vjen deri te ndërprerja e matjeve të të gjitha parametrave për kualitet të ajrit duke i kyçur edhe matjet e koncentrimit të PM10 grimcave.”, informuan nga ministria.

Organet kompetente shtojnë se në vazhdimësi është konsultimi me Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor për kontrollim të burime tjera eventuale të mundshme të ndotjes.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!