fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Mbyllni dyert dhe dritaret kur shkoni për iftar jashtë shtëpisë, apeloi policia

Botuar

  • македонски јазик

Meqenëse agjërimi i Ramazanit ka filluar, Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës apeloi deri te qytetarët e zonës Tetovë-Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sidomos kur dalin nga shtëpitë e tyre dhe shkojnë në iftar ose për të vizituar më të dashurit e tyre. Ata këshillohen që të mbyllin dyert, të mos i lënë dritaret hapur dhe të mos lajmërojnë në rrjetet sociale se nuk janë në shtëpi, pra se janë me persona të tjerë. Nëse, nga ana tjetër, vërejnë lëvizjen e personave të dyshimtë pranë banesave të tyre, duhet të telefonojnë në numrin pa pagesë 192 ose 112, gjë që do të kontribuojë dhe do të ndihmojë për një reagim të shpejtë dhe efikas të shërbimeve të policisë.

SPB Tetovë njoftoi se do të intensifikojë patrullimin e planifikuar dhe shërbimet tjera në orët e hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes, dhe pret që qytetarët t’i përfillin këto apele dhe udhëzime, sepse hajdutët me mjeshtëri dhe zgjuarsi e shfrytëzojnë çdo mungesë dhe hyjnë në shtëpi dhe banesa bosh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена