fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

E ndezur deponi ilegale rreth rrugës Gostivar-Tetovë, janë djegur edhe goma

Botuar

  • македонски јазик

Këtë mëngjes në orën 8.40 në SPB Tetovë ka qenë paraqitur se në lokacion afër fshatit Negotinë në Pollog, rreth rrugës Gostivar-Tetovë është vërejtur tym i zi dhe i trashë. Zyrtarë policorë kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se ka shpërthyer zjarr të deponisë ilegale në të cilin janë djegur gome dhe elemente të drurit. Me intervenim të Njësisë kundër zjarrit Gostivar, zjarri ka qenë plotësisht i lokalizuar.

Zjarret në hapësirë të hapur janë shpeshtuar në periudhën e fundit. Nga SPB informojnë se në dy javët e kaluara ka pasur dhjetëra zjarre dhe e përsërisin apelin që mos ndizen zjarre, kallamishte dhe mbeturina që të mos shkaktohen rreziqe.

Policia përkujton se për shkaktim të zjarrit, me qëllim ose nga pakujdesia, janë të parashikuara sanksione ligjore rigoroze, që në instancat e fundit parashikojnë edhe dënime me burg nga 6 muaj deri në 8 vite, në varësi prej llojit të zjarrit, pasojave dhe rrethanave tjera.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена