Na ndiqni në:

Maqedoni

E konfiskuar marihuanë e vlefshme rreth 150.000 euro, të arrestuar pesë persona

Botuar

  • македонски јазик

MPB këtë mëngjes informon se duke filluar nga muaji i kaluar, nga ana e Repartit për polici kriminalistike dhe Repartit për shtypje të krimit të organizuar dhe serioz ishte i zbatuar hetim e drejtuar kah persona të involvuar në organizimin e transporteve ndërkombëtare të marihuanës nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Greqisë, kurse organizator i grupit kriminel e involvuar në transporte ndërkombëtare të marihuanës është M.A. (50) nga Gjevgjelia.

“Gjatë hetimit janë fituar informacione dhe të dhëna se këto persona në periudhën prej 19.07.2021 do të organizojnë bartje të sasisë më të madhe të marihuanës nga Shqipëria deri në Strugë pastaj në Gjevgjeli, me qëllim e njëjta të transportohet kah Greqia. Më 22.07.2021, I.K. (37) nga Gjevgjelia, Z.B. (52) nga fsh. Grçishte, Vallandovë dhe D.S. (27) nga fsh. Marvinci me makinë “Opel Vektra” me targa të Gjevgjelisë janë drejtuar kah fsh. Jankovec-Resnjë, ku kanë patur një takim me D.D. (38) nga fsh. Livata, Strugë, që ka mbërritur me veturë “Opel Vektra” me targa të Resnjës, e me të cilën D.D. e ka sjellur marihuanën e siguruar më parë. Ajo veturë ka qenë e martë nga D.S. dhe ai është drejtuar nga fsh. Jankovec në drejtim të Gradsko, kurse I.K. dhe Z.B. me veturën me targa të Gjevgjelisë kanë lëvizur para tij në rolin e pastruesve.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 22.07.2021 rreth orës 16:35 të dy veturat janë ndaluar nga zyrtarë të policisë nga OKP, OSOSK dhe OSPO-SAE Tigrat, gjatë çka në veturën që e ka drejtuar D.S., në hapësirën e bagazhit janë gjetur tre torba me 54 paketime marihuanë, e cila sipas vlerësimeve parësore ka vlerë shitjeje bçnga rreth 150.000 euro, pas çka të gjithë janë privuar nga liria.
Në koordinim me SPB-Strumicë, SPB-Ohër dhe RC Jug janë kryer edhe më shumë bastisje në rajonin e Gjevgjelisë, Vallandovës dhe Strugës ku nga liria janë privuar M.A. dhe D.D. ( përndryshe ish të punësuar në MPB). Gjatë bastisjeve janë gjetur një numër i madh i telefonave mobil pa sim kartelë, derisa të I.K.  janë gjetur dhe marrë edhe dy pushka të gjuetisë, pistoletë dhe municion për armët w lartëpërmendura që personi i ka poseduar pa leje.”, qëndron në njoftimin.
Për të gjitha aktivitetet e ndërmarra është i informuar Prokurori publik kompetent nga OJO për GOKK, pas çka me kompletimin e gjithë dokumentacionit kundër personave të lartëpërmendur do të jetë e vënë paraqitje adekuate penale për veprën penale të kryer sipas nenit 215 paragrafi 3 nga KP.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Gostivari3 ditë më parë

Taravari: Pres nesër BDI të më sulmojë për spitalin në Kërçovë, për to un jam fajtor për gjithçka

Gostivari6 ditë më parë

Gostivarpress.mk me donacion për nxënësit me rastin e 5 vjet ekzistencë të medias

Kulturë1 javë më parë

Nesër në mbrëmje premierë në Teatrin e Gostivarit

Maqedoni4 ditë më parë

Prej të martës do të paguhen pensionet e shtatorit

Maqedoni1 javë më parë

Nga Tetori të vaksinuar me një dozë nuk do të mund të hyjnë në kafeteri, restorant, ngjarje

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Iniciativa “Gostivari që dua” dhe BDI bashkë në zgjedhjet

Gostivari2 javë më parë

Ka raste të korona virusit nëpër shkollat në Gostivar, por situata është stabile, vlerësojnë organet kompetente

Gostivari1 javë më parë

Sulm fizik në kazino në Gostivar, të arrestuar 2 persona

Maqedoni2 javë më parë

Katër ekspertë Gjermani të kyçen në hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gostivari1 javë më parë

Në Gostivar i privuar nga liria një hotelier në lokalin e të cilit ka pasur mysafirë pa çertifikatën e vaksinimit

Gostivari2 javë më parë

E ndezur deponi ilegale rreth rrugës Gostivar-Tetovë, janë djegur edhe goma

Gostivari3 ditë më parë

BDI dhe “Gostivari që dua” lanë thasë me mbeturina para komunës: Taravari premtonte qytet të pastër, kurse gjithkund ka mbeturina

Gostivari2 ditë më parë

Të arrestuar dy gostivaras për shkak të sulmit fizik dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!