Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Tubim përmbyllës i Lëvizjes BESA në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Lëvizja BESA mbrëmë mbajti tubim qendror në Gostivar, në të cilin ishin të prezantuar kandidatët nga lista e këshilltarëve dhe kandidati për kryetar komune Fadil Zendeli.

“Kandidati për kryetar nga BDI kandidohet për herë të pestë dhe do të humb edhe në këto zgjedhje. Ka dy mandate të kontestuara, të fituara me dhunë dhe do t’a humb garën e pestë në Gostivar. Kandidati tjetër, kryetari aktual i Gostivarit, i cili ishte njeri i shpresës në vitin 2017, u shndërrua në njeri të dëshpërimit për qytetarët e Gostivarit. Vetëm e vazhdoi kaosin, e vazhdoi politikën e mos suksesit të paraardhësit të tij dhe kundërshtarit tonë politik. Prandaj, Gostivari meriton ndryshime, meriton garniturë të re politike. Atë që ne e ofrojmë është më e mira për Gostivarin në këto zgjedhje lokale.”, tha Zendeli.

Kryetari i BESËS, Bilall Kasami, theksoi se Gostivari ka nevojë për ndryshime dhe kryetar i cili do t’a dojë qytetin. “Gostivarit definitivisht i duhet kandidat i cili do t’a dojë qytetin. Lëvizja BESA ofroi program më të mirë dhe më gjithëpërfshirës zgjedhor, program të cilin së bashku me kandidatët për kryetarë e analizuan dhe për të cilën gjetëm zgjidhjet më të mira të problemeve të të gjithë qytetarëve në komunat ku marrim pjesë në zgjedhjet. Sot jemi në Gostivar që t’a përcjellim mesazhin deri te çdo gostivarasi se ardhmëria e këtij qyteti është vetëm nëse votojmë numrin 16 dhe votojmë për Fadil Zendeli. Ardhmëria e Gostivarit është me profesorin Fadil, pasi që ai është politikan i cili nuk tërhiqet lehtë nga qëndrimet e tij, ai është politikan i cili e don Gostivarin. Kishin shansë edhe Nevzati dhe Arbeni, njëri nuk arriti, për fat të keq tjetri aq më pak. Njëri e shfrytëzoi fuqinë e partisë së tij të cilën të gjithë e sollëm në qeveri si Shqipëtarë më 2001-shin me shpresë për ndryshime, kurse tjetri duket se do t’ju jap terapi të gjithëve, sikur secili është pacient i tij.”, tha Kasami.

Në tubimin foli edhe sekretari gjeneral i lëvizjes dhe ministri aktual i bujqësisë, Arjanit Hoxha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!