Na ndiqni në:

Maqedoni

I zmadhuar numri i riinfeksioneve me KOVID-19, rritet përqindja e të infektuarve me Omikron

Botuar

  • македонски јазик

Sipas analizës së Institutit të Shëndetit Publik, në një periudhë njëjavore numri i personave pozitivë të testuar për SARS-CoV-2 është rritur për 51 përqind. Janë regjistruar persona të infektuar nga të gjitha grupmoshat, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Grupmoshat më të zakonshme janë 30-39 (27 përqind), 20-29 (24 përqind) dhe 40-49 (17 përqind). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 (2 për qind). Rritja më e madhe e pacientëve është në grupmoshën 20-29 vjeç si dhe në grupmoshën 30-39 vjeç.

Në periudhën njëjavore, pra nga data 3 deri më 9 janar, janë raportuar 946 riinfeksione, me një rritje prej shtatë herë në krahasim me një javë më parë. Në laboratorin e virologjisë dhe diagnostikës molekulare të ISHP në periudhën prej 05-10.01.2022 është bërë sekuencimi i gjithsej 152 mostrave pozitive të SARS-CoV-2, dhe në 104 prej tyre (68 për qind) u zbulua varianti Omikron. Varianti Omikron është zbuluar në 12 qytete: Shkup – 48, Ohër – 27, Koçani – shtatë, Tetovë – gjashtë, Veles – pesë, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar- nga dy dhe Vinicë, Negotinë, Manastir – nga një i infektuar.

Sipas raporteve nga spitalet, të deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në të gjithë vendin janë të shtruar 351 persona, që është 41 përqind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 156 janë në Shkup në KIBFS, TBC dhe SPQ 8 Shtatori. Në spitalet tjera anembanë vendit ka pacientë të shtruar në Manastir, Shtip, Veles, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strugë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë.

“Është rritur numri i kontrolleve ditore në repartet infektive nëpër spitalet në vend, numri i vizitave në ditë ndonjëherë nëpër spitalet e Shkupit kalon edhe 100 pacientë. Sipas anketave epidemiologjike numri më i madh i pacientëve kanë pasur kontakt me raste pozitive tre ditë para fillimit të simptomave/marrjes së rezultatit pozitiv, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe apelon qytetarët, që ndjejnë ndonjë simptomë, të bëjnë një test dhe të izolohen për të parandaluar përhapjen e virusit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена