Na ndiqni në:

Gostivari

Numër i zmadhuar i lypsarëve nëpër Gostivar, policia me apel dhe paralajmërime

Botuar

  • македонски јазик

Lidhur me dukurinë e shtimit të numrit të lypsarëve nëpër rrugët që në të shumtën e rasteve në pjesët qëndrore të Tetovës dhe Gostivarit, por edhe para ndërtesave fetare dhe tregjeve, Sektori për Punë të Brendshme edhe një herë apeloi dhe rrikujton se lypja si një fenomen shoqërisht i devijuar dhe antisocial është në kundërshtim me Ligjin për Kundërvajtje kundër Qetësisë dhe Rendit Publik dhe se gjobë prej 15 deri në 50 euro është paraparë për këtë lloj të kundërvajtjes.

Nga ana tjetër, prindërit, ose persona të tjerë që përfshijnë fëmijët drejtpërdrejt në lypje ose i lënë pas dore, do të përballen me përgjegjësi penale dhe burgim për të paktën katër vjet, thekson policia.

Në koordinim dhe bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente sociale dhe shëndetësore, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë këtë verë do të zbatojë aktivitete të përshtatshme parandaluese dhe të tjera dhe do të marrë masat e parapara ligjore për të sanksionuar këtë lloj të kundërvajtjes, përkatësisht të veprës penale, në varësi të llojit dhe karakterit të secilit rast veç e veç.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!