Вести
Nxënës nga shkolla ekonomike në Gostivar në rolin e avokatëve dhe gjyqtarëve

Sot në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gostivar u organizua seancë e improvizuar gjyqësore, ku nxënësit kishin rolet e avokatëve dhe gjyqtarëve. Ngjarja e pazakontë është përcjellë nga një delegacion i Komunës së Gostivarit i kryesuar nga kryetari Arben Taravari.
“Sot vizitova SHMKE “Gostivar”, një nga shkollat në të cilën së fundmi është investuar, përkatësisht: lyerja e brendshme e klasave dhe korridoreve, janë vendosur shkallë të reja, është rregulluar kabineti i ri në drejtimin drejtësi, janë siguruar kompjuterë dhe smart -tabela. Me këtë rast, ishte kënaqësi të merrja pjesë në seancën e improvizuar gjyqësore që nxënësit mbajtën në kabinetin e ri, me iniciativën e profesoreshës së tyre Shemsije Demiri. Dëshiroj që këto kushte të krijuara të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së njohurive të nxënësve të kësaj shkolle”, tha kryetari..
Drejtori i shkollës Mihajlo Gjinoski falënderoi për mbështetjen financiare nga komuna për realizimin e ndërhyrjeve për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, duke theksuar se ky lloj i mësimit praktik është shumë i rëndësishëm në avancimin e nxënësve. “Jam i bindur se ky kabinet-gjykatë do të jetë në dobi të nxënësve tanë dhe nga këtu do të dalin shumë jurist, avokatë, gjykatës, noterë etj.”, tha Gjinoski.
-
Гостиварпред 2 месеци
Се потсетуваме, најсреќните на Водици во Гостивар кои го извадија крстот од Вардар
-
Гостиварпред 3 недели
Распоред на свештеници за Задушница во Гостивар
-
Што, како, каде?!пред 2 месеци
„Пица & Бургер БЕЈБИ“ – Ново уникатно место за добра храна и забава во Гостивар
-
Гостиварпред 2 месеци
Празникот Водици во Вруток прославен традиционално со уникатни обичаи
-
Светпред 3 месеци
Русија разви вакцина против рак, ќе биде бесплатна за руските пациенти и достапна на почетокот на 2025 година
-
Гостиварпред 3 месеци
Предновогодишна забава и дружење за дечињата на плоштадот во Гостивар
-
Гостиварпред 3 месеци
Хуманитарна акција на мото клубот „GO Bikers“ од Гостивар: Помош за сограѓаните во зимските денови
-
Македонијапред 3 месеци
Софтвер ќе открива злоупотреби на социјалната помош