Вести
Ndërtesa e gjimnazit në Gostivar do të rinovohet

Ndërtesa e gjimnazit të Gostivarit do të rinovohet me dritare efikase energjetike. Projekti do të realizohet bashkërisht nga Komuna e Gostivarit dhe USAID-it. Për këtë, sot është nënshkruar Memorandumi për bashkëpunim, i cili do të pasohet nga procedurat e tenderit dhe fillimi i punës.
“Komuna e Gostivarit ka aplikuar me këtë projekt dhe ne do ta realizojmë, një pjesë me mjete nga buxheti dhe një pjesë me USAID-in. Bëhet fjalë për ndrimin e dritareve në gjimnaz. Ky nuk është projekti i parë i mbështetur nga USAID-i në Gostivar. Dua t’i falënderoj për këtë bashkëpunim korrekt dhe të mirë që kemi”, tha kryetari Arben Taravari.
Përfaqësuesit e USAID-it gjithashtu u shprehën të kënaqur me partneritetin.
“Tradicionalisht ne vazhdojmë bashkëpunimin që kemi prej shumë vitesh në nivelin më të lartë. Jo vetëm sa i përket rinovimit të shkollave, por edhe në të gjitha aktivitetet tjera jemi shumë të kënaqur, siç janë ato për integrimin ndëretnik të të rinjve. Kësaj radhe, së bashku me komunën në nivel partneriteti, madje komuna do të investojë më shumë, do të kontribuojmë që kushtet për mësim në gjimnaz të jenë më të mira dhe të tregojmë shembull se si ndërtohet bashkëjetesa, integrimi ndëretnik dhe arsimi cilësor. “ tha Nebojsha Mojsoski nga USAID-i.
Sipas njoftimeve, punimet duhet të nisin në mes të muajit prill, ndërsa në fundjavë do të punohet për të mos ndërprerë mësimin dhe projekti pritet të përfundojë për dy deri në tre muaj.
-
Гостиварпред 2 месеци
Се потсетуваме, најсреќните на Водици во Гостивар кои го извадија крстот од Вардар
-
Гостиварпред 3 недели
Распоред на свештеници за Задушница во Гостивар
-
Што, како, каде?!пред 2 месеци
„Пица & Бургер БЕЈБИ“ – Ново уникатно место за добра храна и забава во Гостивар
-
Гостиварпред 2 месеци
Празникот Водици во Вруток прославен традиционално со уникатни обичаи
-
Светпред 3 месеци
Русија разви вакцина против рак, ќе биде бесплатна за руските пациенти и достапна на почетокот на 2025 година
-
Гостиварпред 3 месеци
Предновогодишна забава и дружење за дечињата на плоштадот во Гостивар
-
Гостиварпред 3 месеци
Хуманитарна акција на мото клубот „GO Bikers“ од Гостивар: Помош за сограѓаните во зимските денови
-
Македонијапред 3 месеци
Софтвер ќе открива злоупотреби на социјалната помош