Вести
Gostivarasi Dejan Gegovski fitues i Unazës së inxhinierit, mirënjohje për studentët më të suksesshëm-inxhinierë

Presidenti Stevo Pendarovski, studentëve më të suksesshëm të cilët diplomuan në fakultetet që kultivojnë disiplina inxhinierike u dha mirënjohjen “Unaza e inxhinierit”.
Fituesit e këtij viti të mirënjohjes janë 12 inxhinierë të diplomuar: Marija Petrova nga Fakulteti i Arkitekturës – Shkup; Dejan Gegovski nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, Shkup; Marija Sharevska nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike; Monika Fidançevska nga Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë; Metodija Bucevski nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike, Shkup; Anita Bliznakovska nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, Shkup; Jovana Dobreva nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike, Shkup; Elena Sokolevska nga Fakulteti i Shkencave të Pyjeve, Arkitekturës së Peizazhit dhe Ekoinxhinieringa “Hans Em”, Shkup; Ana-Marija Stamenkovska nga Fakulteti për Dizajn dhe Teknologji të Mobileve dhe Enterierit, Shkup; Elena Stefova nga Fakulteti i Shkencave Matematikore dhe Natyrore, Shkup; Marija Grujovska nga Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Teknike, Shtip dhe Marija Naumoska Andreska nga Fakulteti Teknik, Manastir.
“Besoj se “Unaza e inxhinierit” tashmë është ngritur në një projekt të suksesshëm dhe origjinal i cili e realizon qëllimin e parë – afirmim të profesioneve të inxhinierisë dhe rëndësinë e tyre për shoqërinë. Është e qartë se duhet t’i orientojmë prioritetet tona edhe më shumë drejt arsimit dhe shkencës. Komoditeti i shoqërive konsumuese e ka shtypur etjen për të mësuar dhe për dituri dhe i ka relativizuar solidaritetin, etikën dhe sistemin ekzistues të vlerave. Si inxhinierë të ardhshëm ju duhet jeni faktorë të ndryshimeve dhe të përparimit. Shpresoj se do të keni mundësi të krijoni si arkitektë të ardhshëm, inxhinierë mekanikë, informaticienë, teknologë, elektroteknologë, inxhinierë të ndërtimit, bujqësisë dhe pyjeve dhe në vete duhet të mbani gjithmonë mendimin se qëllimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë një botë më të bukur, më të drejtë dhe më humane”, rekomandoi Presidenti Pendarovski.
Mirënjohjen “Unaza e inxhinierit” e jep Institucioni i Inxhinierisë së Maqedonisë dhe Oda e Arkitektëve të Autorizuar dhe e Inxhinierëve të Autorizuar, me mbështetje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qëllimi i të cilës është të nxitet studimi i inxhinierisë duke kontribuar kështu në krijimin e pasardhësve cilësorë inxhinierë.
-
Гостиварпред 3 недели
Се потсетуваме, најсреќните на Водици во Гостивар кои го извадија крстот од Вардар
-
Гостиварпред 3 месеци
Инцидент во маркет во Гостивар
-
Македонијапред 2 месеци
Невработените со можност за бесплатни обуки и полагање за возачки дозволи за камион и автобус
-
Светпред 3 месеци
Во Словенија нови правила за странци за постојан и привремен престој
-
Гостиварпред 3 месеци
ПАТЕПИС: Во прегратките на Кораб – Светилиштата како вечност
-
Вестипред 3 месеци
УЈП со важно известување за корисниците на МојДДВ
-
Вестипред 3 месеци
Преку „е-услуги“ вадење имотен лист за неколку секунди
-
Гостиарскипред 3 месеци
Гостиварецот Деан Поповски победник во уникатното голф дерби во Белград