Вести
Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për pagën minimale

Me 90 vota “për”, pa asnjë “abstenim” apo “kundër”, Kuvendi sot miratoi ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, me të cilat duhet të mundësohet rritje e saj në 18 mijë denarë.
Në debatin e sotëm, si dhe në vazhdimin e mëparshëm të Propozim-amandamentimit të Ligjit për pagën minimale, u dëgjuan mendime të ndryshme nga deputetët e partive në pushtet dhe opozitës.
Për deputetët e mazhorancës qeverisëse, me këtë zgjidhje ligjore do të përmirësohet standardi i jetesës së rreth 80 mijë punëtorëve që marrin pagë minimale, dhe siç vlerësojnë ata, është mirë që metodologjia për rregullimin vjetor ka ndryshuar dhe paga minimale nuk mundet të jetë më e ulët se 57 përqind prej pagës mesatare.
Nga ana tjetër, deputetët e opozitës shprehën keqardhjen që nuk u pranua amendamenti i tyre për të rritur gradualisht të gjitha pagat e tjera, sepse inflacioni, siç thanë ata, ndikon në standardin e jetesës së të gjithë punëtorëve. Sipas tyre, nëse rritet vetëm paga minimale, e jo edhe pagat e tjera, atëherë do të bëhet një disbalancë.
Propozim-ndryshimet e Ligjit për pagën minimale janë dorëzuar në Kuvend pas negociatave disaditore në Këshillin Ekonomiko- Social më 7 shkurt, është arritur marrëveshje që paga minimale të rritet në 18.000 denarë me pagesën e muajit mars në prill. Rritja e pagës minimale do të ndihmohet nga shteti, i cili do të ndajë 16 milionë euro nga buxheti për të paguar diferencën e kontributeve deri në fund të vitit.
Rritja e pagës minimale është kërkesë e sindikatave, sipas së cilëve, bëhet fjalë për një nevojë ekzistenciale e punëtorëve duke pasur parasysh rritjen e kostove të jetesës dhe faktin se dy paga minimale nuk mjaftojnë për të mbuluar shportën minimale sindikaliste.
Seanca parlamentare vazhdoi me debatin për Projektligjin për Inspektimin e Mjedisit, në lexim të parë.
-
Гостиварпред 2 месеци
Се потсетуваме, најсреќните на Водици во Гостивар кои го извадија крстот од Вардар
-
Гостиварпред 4 недели
Распоред на свештеници за Задушница во Гостивар
-
Што, како, каде?!пред 2 месеци
„Пица & Бургер БЕЈБИ“ – Ново уникатно место за добра храна и забава во Гостивар
-
Гостиварпред 2 месеци
Празникот Водици во Вруток прославен традиционално со уникатни обичаи
-
Светпред 3 месеци
Русија разви вакцина против рак, ќе биде бесплатна за руските пациенти и достапна на почетокот на 2025 година
-
Гостиварпред 3 месеци
Предновогодишна забава и дружење за дечињата на плоштадот во Гостивар
-
Гостиварпред 3 месеци
Абдил Биљали назначен за нов началник на ОВР Гостивар
-
Светпред 3 месеци
Масовен пад на криптовалутите