Na ndiqni në:

Maqedoni

Çfarë moti na pret në javën e re të punës?

Botuar

  • македонски јазик

Sot është e hënë, 10 janar 2022, dita e 10-të e vitit. Deri në fund të vitit mbeten edhe 355 ditë. Dielli ka lindur në orën 7:10 dhe do të perëndojë në orën 16 e 20 minuta. Dita zgjat 9 orë e 19 minuta. Hëna e cila është në fazën e tremujorit të parë do të lindë në orën 11 e 33 minuta dhe do të perëndojë 2 minuta pas mesnate.

Moti sot do të jetë i vranët me reshje më të dendura (lokalisht mbi 25l/m2) të cilat në pjesët perëndimore dhe veriore, si dhe në vendet më të larta do të jenë kryesisht të borës. Do të krijohet mbulesë e re bore, veçanërisht në pjesët perëndimore. Në Povardarie do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here më e fortë veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 4 deri në 10 gradë.

Nesër na presin rreshje të herëpashershme lokale, kryesisht të borës dhe erë e fortë veriore. Më pas nga e mërkura moti do të jetë stabil me erë mesatare veriore, ndërsa nga e enjtja do të jetë më i ftohtë me temperatura të mëngjesit që vende-vende do të zbresin nën -10 gradë, ndërsa temperaturat ditore në disa vende do të mbeten negative.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена