fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

12 gjoba për këmbësorët në Gostivar që kanë shkelur rregullat e komunikacionit

Botuar

  • македонски јазик

Dje (24 shkurt) nga ora 11 deri në ora 16, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë kanë kryer aksion të intensifikuar të kontrollit për kundërvajtjeve të kryera nga këmbësorët në komunikacion, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar 34 këmbësorë (Tetovë-22 dhe Gostivar-12). Shumica e tyre kanë kaluar rrugët jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, ndërsa pjesa tjetër nuk iu bind sinjalistikës së komunikacionit. Në kontroll janë sanksionuar edhe 15 kundërvajtje të tjera trafiku, tha policia.

SPB Tetovë sërish me apel për këmbësorët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në komunikacion, të respektojnë shenjat, rregullat dhe rregulloret ekzistuese, të mos kalojnë rrugët ku do të arrijnë dhe të mos qëndrojnë pa nevojë në rrugë, gjegjësisht të lëvizin siç duhet në rrugë dhe rrugica pa trotuare të formësuara.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена