fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Dy persona nga Gostivari janë kapur duke vjedhur në restorante dhe në një objekt të Hekurudhave

Botuar

  • македонски јазик

Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës ka njoftuar se DPB-ja e Gostivarit ka zbardhur tri vjedhje të rënda, të cilat prej datës 7.01 deri më 12.01 janë kryer në objektin e “Hekurudhave të RMV” në Gostivar dhe në dy objekte hoteliere në afërsi të saj. Si autorë të vjedhjeve dyshohet se janë E.P. (35) dhe A.M. (18), të dy nga Gostivari.

“Ata kanë përdorur forcë për të hyrë në ndërtesa dhe kanë marrë më shumë sende dhe para. Sendet e konfiskuara janë gjetur dhe iu janë kthyer pronarëve, personat janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojnë parashtresat përkatëse”, tha policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена