Na ndiqni në:

Gostivari

Gostivar – Akuzë ndaj 10 personave, kanë rrënuar pyllin duke prerë mbi 250 drurë ahu

Botuar

  • македонски јазик

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej 10 personave për veprat e vazhdueshme – Shkatërrim pylli, vjedhje dhe mashtrim.

Prokuroria tha se në periudhën 2017-2018, në disa raste, të pandehurit si bashkëpunëtorë kanë prerë një sasi të madhe druri nga pylli i dikujt tjetër në zonën e fshatit Padalishtë. Në këtë mënyrë kanë shkatërruar pyllin, duke prerë ilegalisht 254 pemë ahu. Në oborret e tyre ruheshin drutë e ahut, nga ku transportoheshin te blerësit në Komunën e Gostivarit dhe shiteshin. Me këtë të pandehurit i kanë shkaktuar dëm material prej 724.500 denarë, personit të dëmtuar juridik PE Pyjet e Maqedonisë.

“Njëri nga të pandehurit ka kryer veprën penale – Mashtrim, ashtu që me datë 21.09.2018, i ka shitur dru zjarri nga një pemë e prerë paraprakisht ilegalisht një gostivari, duke e lajthyer se drutë vijnë nga prerje legale. Për pemët i dëmtuari ka paguar 14.700 denarë. Pas zbulimit të prerjeve të paligjshme, punonjësit e policisë kanë sekuestruar pemët me vërtetim për sendet e sekuestruara përkohësisht”, thuhet në njoftim.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена