fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Reparti infektiv në Gostivar mbushet me të sëmurë me kovid, infektohen edhe të vaksinuarit edhe ato që e kanë kaluar

Botuar

  • македонски јазик

Situata me koronavirus në Gostivar është përkeqësuar dukshëm, po rritet numri i të shtruarve dhe vizitave ambulantore, thonë mjekët. Në repartin infektiv të spitalit të Gostivarit trajtohen 22 kovid të sëmurë, 4 prej të cilëve janë nën mbështetje me oksigjen.

“Aktualisht në repart janë të shtruar 22 pacientë, nga të cilët 18 janë me gjendje klinike mesatare dhe 4 të tjerët me mbështetje oksigjeni. Në baza ambulantore është rritur numri i pacientëve për ekzaminime, shumë prej të cilëve rezultojnë pozitivë. Pra, gjatë kësaj periudhe virusi përhapet shumë shpejt, ka shumë grupime familjare. Njerëzit janë shumë të relaksuar, nuk respektojnë asnjë masë. Mes të infektuarve ka edhe të vaksinuar, dikush thotë me vete “Jam i vaksinuar dhe nuk ka pse të mbaj maskë”, por nuk është kështu. Të them ka edhe shumë pacientë që infektohen për herë të dytë, do të thotë që e kanë kaluar. Prandaj do ta përsëris atë që e kam thënë shumë herë, të respektohen masat mbrojtëse, të vendosen maska ​​edhe në ambient të hapur, të ruhet distanca dhe higjiena personale”, tha kreu i Repartit Infektiv në Gostivar, dr. Ratko Naumoski.

Të shtruarit në repartin infektiv janë të moshës 35 vjeç e lart. Pacientët që marrin oksigjen janë me sëmundje të tjera kronike, ndërsa pjesa tjetër kryesisht me pneumoni. Vlerësimi i mjekëve mbetet se përvoja e deritanishme tregon se omikron jep një pasqyrë klinike më të lehtë se llojet e mëparshme, por gjithsesi mund të jetë më i rrezikshëm, sidomos për të sëmurët kronikë.

Duke qenë se reparti është plot, po shqyrtohet mundësia e riaktivizimit të spitalit modular nëse është e nevojshme.

“Po, reparti është plot, ne do të bëjmë çmos që pacientët t’i mbajmë këtu, por jemi në kontakt edhe me drejtorin nëse ka nevojë që spitali modular të rihapet”, tha Dr.Naumoski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена