Na ndiqni në:

Maqedoni

Eksporti i lules së kanabisit do të thotë investime dhe vende pune të reja me paga të larta, thotë Zaev

Botuar

  • македонски јазик

NJSK Holding është kompania e parë maqedonase që e fitoi licencë për eksport të lules së thatë të kanabisit për qëllime mjekësore. Kryeministri Zaev lajmëroi se planifikohet nga tarifat shtesë të profitit të ngrihen disa fonde.

“Qeveria dhe institucionet kompetente, Ministria e shëndetësisë dhe Agjensioni për ilaçe dhe mjete mjekësore japin mbështetje, me qëllim kjo degë industriale të zhvillohet në përputhje me rrejdhat botërore dhe rregullativat europiane. Kemi në mendje të formojmë disa fonde nga taksat plotësuese që kjo industri do t’i paguaj për shtetin dhe me atë edhe ndaj qytetarëve si rezultat i profitit nga eksporti i lules së kanabisit mjekësor. Nga tarifat e tyre ndaj shtetit do t’i mbështesim personat me sëmundje të rralla, do të formojmë fond mediatik për prodhim të përmbajtjeve shtëpiake, si dhe projekteve nga fusha e kulturës, sportit dhe projekte nga sektori qytetar, por edhe punën e Agjensionit për kanabis.”, tha Zaev.

Kryeministri pret investime dhe punësime të reja.

“Nga aspekti ekonomik, eksporti i lules së kanabisit për qëllime mjekësore do të thotë edhe investime të reja, zhvillim dhe stimulon hapje të vende të reja të lartë paguara të punës. Të jemi para para të tjerëve në regjion, dhe ti ndajmë rrjedhat bashkëkohore të ristrukturimeve ekonomike, pasi industritë e caktuara, munden edhe atë dukshëm t’a nxisin ekonominë vendase dhe të ndihmojnë. Në këtë aspekt, e përshëndes dhe e mbështes dhe punën e grupit punues për dekriminalizimin e kanabisit të koordinuar nga Qeveria dhe besoj se nëpër procesit inkluziv do të definohen zgjidhjet më të mira për përdorimin e benefiteve mjekësore dhe ekonomike nga bima e kanabisit”, potencon ai.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!