Gostivari
Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka hapur procedurë për rastin me Ëmblën

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ka njoftuar se ka hapur procedurë sipas detyrës zyrtare për ndarjen e nxënëses së klasës së katërt Ëmbla nga Gostivari.
“Gjysëmvjetorin e dytë nuk e ka filluar në repartin e saj në shkollën fillore “Bashkim-Vëllazërim” për shkak të bojkotit të prindërve të nxënësve të klasës, sepse ka sindromën Down. Procedura ka nisur sipas detyrës zyrtare, pasi në rrjetet sociale u përhap informacioni se Ëmbla 11-vjeçare ka mbetur e vetme në bankat e shkollës, sepse nxënësit e tjerë kanë bojkotuar mësimin, pasi prindërit e tyre kanë dërguar një peticion ku thuhet se vendimi është fëmijët e tyre të mos shkojnë në shkollë”, njofton KSZD.
Komisioni njoftoi se do të inspektojë shkollën të hënën dhe se tashmë janë bërë kontakte me kryetarin Taravari dhe drejtorin e shkollës.
Publiku do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente për rezultatin e procedurës, thuhet në deklaratë.
- Maqedoni3 muaj më parë
Lëvizni akrepat e orëve sonte – fillon llogaritja verore e kohës
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi