Na ndiqni në:

Gostivari

Filloi vaksinimi falas kundër gripit në Gostivar

Botuar

  • македонски јазик

Prej sot, gostivarasit që janë të përfshirë në kategoritë e rrezikuara, mundet falas të vaksinohen kundër gripit sezonal. Vaksinimi zhvillohet në shërbimin epidemiologjik të njësisë rajonale të Qendrës për shëndet publik në Gostivar. Vaksina falas është e destinuar për të sëmurët kronikë, qytetarë në moshë mbi 65 vjeçare, gra me barrë, fëmijë deri 5 vjet dhe punonjës shëndetësorë.

“Tash për tash ka me të vërtetë interes të madh. Vaksina është katër llojesh dhe mbron nga 4 lloje të gripit, domethënë veçanërisht për grip, jo nga sëmundje dhe viruse të tjera të cilat qarkullojnë në këtë periudhë. Vaksinimi falas është i dedikuar për kategoritë e rrezikuara, kurse vaksina komerciale, me pagesë, do të mund të vijë dhe t’a marrë secili qytetar i interesuar. Vaksinimi komercial ende nuk ka filluar, tash punojmë veçanërisht me vaksinat falas”, deklaroi dr. Bllagorodna Mishkovska Vojnovska, epidemiolog.

Paraqitja për vaksinat falas shkon nëpërmjet ueb faqes vakcinacija.mk, pas çka personi merr SMS mesazh me ditën, kohën dhe vendin e saktë për vaksinim, ku mund të vijë të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Në lidhje me njëkohësisht marrjen e vaksinës kundër kovid dhe kundër gripit, dr. Mishkovska Vojnovska thotë: “Sipas udhëzimeve nga Komisioni për imunizim, vaksina kundër kovid mund të pranohet edhe ditën e njëjtë me vaksinën kundër kovid, ose ditën e ardhshme, domethënë nuk ka rreziqe. Këto janë qëndrimet zyrtare të komisionit, sipas rekomandimeve botërore.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!