Na ndiqni në:

Maqedoni

Për shkak të mbingarkesës në Tabanovce pritet nga një orë për dalje nga vendi

Botuar

  • македонски јазик

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanovc, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth një orë. Në vendkalimet tjera kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga AMSM.

Në rrugën A2 Sveti Nikolе – Miladinovci 10 km përballë Miladinovcit për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe rrëshqitjes së madhe komunikacioni është ridrejtuar vetëm në një shirit në gjatësi prej 150 metra. Në vendngjarje është vendosur sinjalistika përkatëse e trafikut. U rekomandojmë pjesëmarrësve në trafik ngarje të kujdesshme.

Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë me lagështirë, ndërsa në rrugët jashtë mjediseve urbane intensiteti i qarkullimit është mesatar.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена