fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Grevë në çerdhet e Gostivarit, punojnë vetëm të punësuarit me kontratë pune

Botuar

  • македонски јазик

Të punësuarit në çerdhet e Gostivarit i janë bashkuar grevës së përgjithshme të SASHK-ut, të cilët nga dje kanë ndërprerë kryerjen e detyrave të punës dhe grevën po e kalojnë në dhoma të veçanta të caktuara për këtë qëllim.

Megjithatë, duke qenë se duhet të sigurohet kujdesi ligjor për fëmijët që prindërit do të çojnë në kopsht, me ta punojnë të punësuarit me kontratë. Dje në çerdhet e Gostivarit janë regjistruar 540 fëmijë, 104 janë sjellë, ndërsa sot ky numër është më i vogël për tridhjetë.

“Situata në kopshte është specifike, sepse është detyrim ligjor përkujdesja ndaj fëmijëve. Punonjësit kanë hyrë në grevë, ndërsa në punën me fëmijët që na sjellin prindërit janë përfshirë edhe ata që janë të angazhuar me kontrata pune dhe kemi 22 të të gjitha profileve. Sot në çerdhe janë sjellë 70 fëmijë”, tha për Gostivarpress.mk drejtoresha e çerdheve të Gostivarit, Daniela Boshkoska.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në nivel shtetëror nga gjithsej 75 institucione publike për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve parashkollorë, në 25 institucione parashkollore për fëmijë sot nuk ka fare grevë. Ndërkohë vetëm 50 pjesë e punonjësve kanë hyrë në grevë në 50 institucione parashkollore.

“Këto të dhëna tregojnë se një e treta e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në institucionet parashkollore nuk e përkrahin grevën e organizuar nga SASHK-u, që është një rritje për katër institucione në krahasim me dje”, tha ministria.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена