Na ndiqni në:

Maqedoni

“Dhuro gjak dhe mirëmbaje botën” kampanjë me rastin e Ditës botërore të dhurimit të gjakut

Botuar

  • македонски јазик

Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet më 14 Qershor çdo vitë. Fokusi i kampanjës së këtij viti është në sloganin e Ditës botërore të dhurimit të gjakut “Dhuro gjak dhe mirëmbaje botën”.

“Mesazhi e potencon kontributin e konsiderueshëm që japin dhuruesit e gjakut, duke shpëtuar jetë dhe duke e përmirësuar shëndetin e të tjerëve. Fokus të veçantë të kampanjës këtë vitë do të jetë roli i të rinjve në sigurimin e sigurtë të furnizimit me gjak. Në shumë shtete, të rinjtë janë në rendet e para të aktiviteteve dhe iniciativave të drejtuara kah arritja e furnizimit të sigurtë me gjak nëpërmjet donacioneve vullnetare, të pa paguara të gjakut.”, informon Instituti për shëndet publik.

Nga atje potencojnë se nevoja për gjak është universale, por qasja deri te gjaku të të gjithë atyre që ju nevojitet nuk është, kurse mungesa e gjakut është veçanërisht akute në shtetet në zhvillim.

“Bashkëpunimi i përbashkët është kyç për jetë më të mirë në shoqëritë të cilave u takojmë, kurse dhurimi i gjakut është shembulli më i mirë si bashkëpunimi i mirë i ndihmon botës. Prandaj, të gjithë kur kemi mundësi të dhurojmë gjak së paku një herë çdo vitë, sepse me çdo dhurim të gjakut shpëtojmë jetë.”, thirrin nga ISHP.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!