Na ndiqni në:

Gostivari

Përleshje fizike në pistat e skijimit në Bistra, dy persona më rëndë të lënduar

Botuar

  • македонски јазик

Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (2 janar) rreth orës 18:15 kanë privuar nga liria: J.O.(27), D.O. (30), F.O.(29) dhe A.O. (19) nga Republika e Kosovës dhe B.D. (29), G.GJ. (25), M.GJ. (41) dhe S.GJ. (30) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për përfshirje në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur rreth orës 14:50 në pistat e skijimit të Bistrës, në Mavrovë.

Sipas raportit, në përleshjen fizike janë përdorur sende të forta dhe dy personat A.O. dhe S.GJ. kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku në ndërkohë janë transferuar për ndihmë mjekësore.

Të gjithë të përfshirët janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, pas së cilës do të përgatitet raport përkatës, njofton policia.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

ANKETIMI

По кој модел на настава треба да започне второто полугодие во училиштата?

Резултати од анкетата

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена