fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Iftar humanitar në Gostivar për prindërit dhe fëmijët me nevoja të veçanta

Botuar

    Prindërit së bashku me fëmijët me nevoja të veçanta, përfaqësues të institucioneve, partive politike, sektorit të biznesit dhe aktivistë civilë kanë pasur një iftar të përbashkët mbrëmë në Gostivar. Tubimi u organizua nga shoqata When in Trouble dhe Qendra Burimore për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, si një nga aktivitetet e planifikuara humanitare në këtë periudhë.

    “Ideja ishte që të gjithë të rrinim bashkë dhe të ndajmë momente të bukura. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë donatorët që kontribuan në realizimin e aktivitetit”, tha Biljana Belovinova, kryetare e When in Trouble.

    Koordinatorja e Qendrës Burimore, Margarita Milosheska, falënderoi edhe ata që dhuruan mjete për iftarin humanitar.

    “Ngjarje të tilla janë të çmuara për ne prindërit dhe fëmijët tanë me nevoja të veçanta, andaj u jemi shumë mirënjohës donatorëve që na siguruan këtë shoqërim”, tha Millosheska.

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Отворени огласи за вработување:

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Популарно изминативе 100 дена