Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Intervistë me Nevzat Bejta, kandidat për kryetar i Gostivarit nga BDI

Nevzat Bejta në Zgjedhjet lokale 2021 e kërkon besimin e qytetarëve për kryetar i Gostivarit si kandidat i BDI-së. Programi i tij zgjedhor është i quajtur “Gostivari që dua” dhe është i përgatitur në bashkëpunim me iniciativën qytetare me të njëjtin emër. Në biografinë e Bejtës shkruan se është i lindur më 19 Tetor 1961 në fsh. Duf, Gostivar. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Filozofik, në degën Histori. Si profesor ka punuar në SHF “Përparimi” në fshatin Çegran dhe në Gjimnazin e Gostivarit. Ishte deputet në Kuvend nga vit 2002 deri në vitin 2005 dhe ministër i pushtetit vendor në periudhën 2011-2013. Dy herë ishte kryetar i Komunës së Gostivarit, nga viti 2095 deri më viti. 2009 dhe nga 2013-2017. Nënkryetar i BDI-së.

Botuar

  • македонски јазик

„Hyra në zgjedhje për qytetarët dhe për Gostivarin, me kënaqësi do t’ju shërbej“

Gostivarpress.mk:
Çka ju motivoi të kandidoheni për kryetar i Komunës së Gostivarit?

Nevzat Bejta:
Së pari ju falenderoj për ftesën për intervistë nga mediumi i juaj shumë i respektuar. Në lidhje me pyetjen tuaj, disa herë publikisht thash se i vetmi motiv që më nxiti të hyj në garën zgjedhore janë qytetarët dhe qyteti i Gostivarit. Pjesën më të bukur të karrierës time  e kisha në profesionin tim, arsimtar. Kurse kam qenë deputet, ministër, kryetar komune.

Gostivarpress.mk:

Fushata për Zgjedhjet lokale tashmë kalon. Kur biseduat me qytetarët dhe e kërkonit besimin e tyre, çka ju thoje, pse duhet të japin votën e tyre për ju, çka ju bën më të ndryshëm, më të mirë se kundër kandidati juaj?

Nevzat Bejta:
Qyteti i Gostivarit është mrekulli vet. Është i vogël sa është i madh. Ne, gostivarasit, kryesisht njihemi në mes vete. Një mozaik të bukur përbëjnë bashkësitë fetare dhe etniciteteve e ndryshme. Gostivarin e karakterizon harmonia dhe bashkëjetesa. Kjo është pasuria më e madhe që e kemi si shoqëri. Unë jam një kohë të gjatë në skenën politike dhe nuk ka lagje, fshat ose familje që nuk e njoh. Me qytetarët e Gostivarit flas si anëtar i familjes, mik ose fqinj. Programi për “Gostivarin që duam” e kyç çdo pjesë të qytetit dhe komunës. Do t’i ndaja fasadën dhe izolimin termik të ndërtesave të vjetra kolektive në qytet, ndërtimi i qendrës sportive të re rekreative, ndërtimi i urës së katërt mbi lumin Vardar dhe hapjen e Bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”. Të jem i sinqertë, lehtë është të premtohet, por rëndë është të materializohen ato projekte. Ne ishim të kujdesshëm në planifikim e programit dhe parashikuam projekte të cilat janë të realizueshme. E kaluara ime si kryetar komune tregon se i kam realizuar premtimet e mia parazgjedhore. Bëhet fjalë për program gjithëpërfshirës, i cili do të realizohet me buxhetin e komunës, mbështetjen e qeverisë dhe financim i jashtëm.

Gostivapress.mk:
Sinqerisht dhe realisht, ndajeni një projekt më të rëndësishëm për të cilin në këtë moment jeni 100% i sigurt se do t’a realizoni nëqoftëse e fitoni mandatin e kryetarit. Si premtim publik për të cilin qytetarët mund t’ju mbajnë për fjale.

Nevzat Bejta:
E përmenda edhe në pyetjen paraprake. Nga dita e parë e qeverisjes prioritet do të jetë pastrimi i Gostivarit nga deponitë e egra, heqjen e qenve endacak dhe kthimin e pastërtisë publike në qytet. Afatgjatë, do t’a ndaja projektin për hapjen e bulevardit, por edhe zgjidhje e problemit me deponinë Rusino, aerondotjen, heqjen e kazinove nga pjesa qendrore e qytetit, hapësirat e gjelbërta dhe rregullimin e të gjithë komunikacionit në qytet dhe lagjet përreth.

Gostivarpress.mk:
Nëqoftëse do të ishit qytetar i thjeshtë, e Jo kandidat për kryetar komune, cilat do të ishin këskesqt tuaja nga udhëheqësia komunale e Gostivarit?

Nevzat Bejta:

Të jem i sinqert deri në fund. Isha edhe qytetar i thjeshtë edhe kryetar. Kam qenë në krye të komunës edhe nga ana e popullit. E kaluara ime tregon se jam person modest edhe si pjesë e qeverisë edhe si qytetar. Përpiqem t’a anashkalojë distancën !e popullin dhe të mos ndahem nga shumica. Tash të kthehem tek pyetja juaj. Sipas natyrës jam parimor, i disciplinuar, i saktë dhe si i tillë e kuptoj detyrën e kryetarit. Domethënë parime, punë, disciplinë, saktësi, përkushtim dhe energji pozitive. Këto janë vlerat që duhet t’i ketë çdo udhëheqës i institucioneve publike. Me një fjalë e urrej anarkinë.

Gostivarpress.mk:
Çfarë rezultati zgjedhor prisni të dielën?

Nevzat Bejta:
Demokracia është vlera më e lartë në organizimin shoqëror. Qytetari flet nëpërmjet votimit në zgjedhje. Gostivarasit kanë privilegj para se të vendosin për cilin do të votojnë pasi që kanë kandidatë – kryetarin e tanishëm, dhe unë që jam ish kryetar. Kështu qytetarët lehtë mund të bëjnë dallim kush punon për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Kush ju ka shërbyer më së miri. Kush jep gjithçka nga vetja për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit. Për mua nuk është lodhje dhe mundim të punoj si kryetar, atë e bëj me dëshirën më të madhe, pasi që është kënaqësi për mua t’ju shërbej qytetarëve. Domethënë, qytetarët para vetes kanë kandidat i cili vet dëshmon se është lodhur të kandidohet për komunën e Gostivarit dhe kandidat tjetër i cili ka energji pozitive, vullnet, guxim dhe dëshirë të jetë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit. Në rrethin e dytë presim fitore bindëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!