Na ndiqni në:

Gostivari

Parku i vogël në Gostivar i zbukuruar me kënd të ri të gjelbërt

Botuar

  • македонски јазик

Në parkun e vogël në qendrën e Gostivarit i rregulluar këndi i ri i gjelbërt, kurse e riparuar dhe e vënë sërish në funksion është edhe fontana e madhe. Këndi është donacion nga Halk Banka, si pjesë e aktiviteteve nga platforma HalkEco.

Kryetari Arben Taravari dhe drejtori gjeneral i bankës Bilall Suçubashi, sot e vizituan vendin e rregulluar dhe oficialisht e lëshuan në përdorim.

“Dua të drejtoj faleminderim deri te Halk Bank për këtë vend të bukur, ku qytetarët mund të kënaqen dhe relaksohen. Dijmë se ndodh që të shkatërrohen hapësira publike, mjete urbane, kështu ishte edhe në shëtitoren rreth Vardarit, dhe edhe këtu në parkun derisa zgjasnin punët për rregullim. Prandaj dua të apeloj deri te të gjithë të mos i shkatërrojmë, por t’i ruajmë. Ajo që është ndërtuar, nuk është e komunës, por e gjithë qytetarëve, ajo është pasuri që bashkë duhet t’a ruajmë”, tha kryetari.

Drejtori gjeneral i Halk Bank në Maqedoni theksoi se qëllimi i platformës Halk Eko është mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit jetësor, krijim të zakoneve të shëndosha tek popullata dhe zmadhim të vetëdijes ekologjike dhe kujdesit. “Është kënaqësi të kontribuojmë Gostivari të ketë një kënd të këtillë të rregulluar, ku qytetarët mund të shijojnë. Përveç në Gostivar në kuadër të platformës zbatojmë aktivitete edhe në vende të tjera.”, deklaroi Suçubashi.

Këndi i ri në parkun e vogël në Gostivar është i pajisur me gjelbërim, mjete urbane dhe ndriçim. Për rregullimin e tij ishin ndarë rreth 25 mijë euro nga donatori, derisa komuna morri pjesë me mbështetje logjistike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!