Maqedoni
MPPS: Kopshtet do të vazhdojnë me aktivitetin e kujdestarisë edhe gjatë grevës

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se të gjitha institucionet parashkollore në ditët e grevës së paralajmëruar do të vazhdojnë të zhvillojnë aktivitete për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, si më parë.
Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejta e patjetërsueshme e fëmijëve është që t’u sigurohet kujdes dhe arsimim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve. Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, ndërsa me pëlqimin paraprak të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës, thekson Ministria.
Me rastin e grevës së paralajmëruar nga SASHK-u dhe në institucionet parashkollore, e cila e drejtë është e drejt e garantuar e punëtorëve në pajtim me Kushtetutën, gjatë ushtrimit të së drejtës në grevë, punëtorët, siç tregohet nga Ministria, janë të obliguar të ofrojnë kujdes të pandërprerë. dhe edukim të fëmijëve të moshës parashkollore.
Kujdesi për më të vegjlit, fëmijët është prioritet, kurse mbrojtja e të drejtave të tyre përgjegjësi e jona e përbashkët, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
- Maqedoni3 muaj më parë
Lëvizni akrepat e orëve sonte – fillon llogaritja verore e kohës
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi