Na ndiqni në:

Gostivari

Në repartin infektiv në Gostivar momentalisht nuk ka të hospitalizuar me kovid

Botuar

  • македонски јазик

Në repartin infektiv në Gostivar momentalisht nuk ka të sëmurë të hospitalizuar me kovid. Pacientja e fundit pas testit të bërë me rezultat negativ dje ka qenë e zhvendosur në repartin intern për mjekim të mëtejshëm. Reparti intern megjithatë vazhdon të funksionojë si kovid qendër, derisa nuk sillet vendim i ndryshëm nga Ministria e shëndetësisë.

tani për tani pacientët e tjerë, të cilët më së shpeshti janë infekcione të zorrëve, trajtohen vetëm në ambulancë.

Në ambulancë i trajtojmë pacientët me infekcione të zorrëve të cilat në periudhën e verës janë aktuale, me diarre, të vjellura, ngërçe në stomak, disa me temperaturë të ngritur. Ju japim infuzion, e shkruajmë terapinë, domethënë vetëm në ambulancë, sepse ende llogaritemi si kovid qendër, dhe ashtu do të jetë derisa shteti, gjegjësisht Ministria e shëndetësisë t’a heq atë.” tha dr. Ratko Naumoski, udhëheqës i repartit infektiv në Gostivar.

Regjioni i Gostivarit ka vetëm 7 raste aktive të infektuar me koronavirus. Javën e kaluar ishte i konfirmuar vetëm një rast i ri, përderisa pranime të reja në repartin infektiv nuk ka pasur një kohë më të gjatë.

Nga rasti i parë i regjistruar të kovidit në Gostivar, në Mars vitin e kaluar deri tash në repartin infektiv kanë qenë të hospitalizuar mbi 700 persona. Terapi në ambulancë dhe ndihmë ka qenë e ofruar më shumë se 4.800 pacientëve.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!