Maqedoni
Për SASHK-un janë të rëndësishme vetëm paratë, thotë ministrja Trençevska

“Natyrisht që për SASHK-un janë të rëndësishme vetëm paratë. Ata nuk flasin për promovimin e të drejtave të punonjësve, kushtet e punës, zhvillimin e karrierës etj. Ne po flasim për këtë dhe së shpejti do të ketë një ligj. Por në takimet me sindikatat, e vetmja gjë për të cilën u fol ishte për harmonizimin e pagave me pagën minimale”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
- E drejta për grevë është e rregulluar me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe me marrëveshjet kolektive për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve. Ata janë të vendosur që punëdhënësi t’i paguajë kontributet, por pagën neto të secilit të punësuar ta paguaj SASHK-u. Jo se nuk dëshiron, shteti nuk ka bazë se si ta paguajë pagën, tha Trençevska.
Ajo shton se punëtorët në çerdhe janë kërkuar që të mbajnë evidencë se kush është në grevë për punëdhënësin, dmth. shteti, që të mund t’u paguajë rrogat atyre që kanë shkuar në punë rregullisht, e të tjerët t’ia kërkojnë SASHK-ut.
- Neni 240 jep të drejtën e grevës, dhe neni 241 i referohet faktit që sindikata duhet të paguajë rrogë. Kjo është një grevë për të kërkuar avancimin e të drejtave të punëtorëve. SASHK-u me vendimin për grevë kërkon harmonizim me pagën minimale, ndërsa ligji për pagën minimale ka afat prej gjashtë muajsh për harmonizim, tha Trencevska.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin