fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Më ftohtë në Mavrovi Anovi, më shumë borë në Kodrën e Diellit

Botuar

  • македонски јазик

Mëngjesi më i ftohtë në vend është në Mavrovi Anovi, ku në orën 19 janë matur -12 gradë, si dhe në Kodrën e Diellit me -11, Berovë me -10, Kriva Pallankë me -9.

Në Kodrën e Diellit ka 32 centimetra borë, në Mavrovi Anovi 15, në Krushevë shtatë, dhe në Gjurishtë dhe Pozharane pesë centimetra.

IPHM njoftoi se paradite do të jetë ftohtë, ndërsa ditën me diell me vranësira të vogla lokale që pasdite do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore, më e theksuar në drejtim të Povardaries. Temperatura maksimale do të arrijë nga 2 deri në 9 gradë.

Deri nesër pasdite moti do të jetë stabil dhe i thatë, me ulje të temperaturave të mëngjesit. Nga perëndimi nesër në mbrëmje dhe gjatë natës do të përhapet dallgë e lagësht dhe e ftohtë me reshje bore. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica. Të premten gjatë ditës reshjet do të përfundojnë. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore ku kudo do të ketë borë, ndërsa në zonat malore do të ketë rritje. Më pak mbulesë bore do të krijohet në pjesët tjera, përveç në pjesën e poshtme të Povardarisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена