Na ndiqni në:

Gostivari

PTHP Gostivar: Hoxha i rrejshëm nga Koçani i dyshuar për sulm seksual mbi një fëmijë dhe mashtrim

Botuar

  • македонски јазик

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale të vazhduar – Sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal. Ndaj të njëjtit person, si dhe ndaj dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar, është iniciuar procedurë penale – Mashtrim nga neni 247 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

“I dyshuari i parë, 37 vjeçar, banues në Koçan, në dy raste më 23 dhe 24 nëntor në një banesë në Gostivar, ka kryer akt seksual ndaj një fëmije të lindur në vitin 2012. Nëna e fëmijës ka thirrur të dyshuarin, i cili është prezantuar si hoxhë, për të kënduar dhe për ta “shëruar” fëmijën nga magjia e zezë. I dyshuari ka kërkuar të lihet vetëm me fëmijën viktimë në dhomë dhe e ka detyruar atë në akte të tjera seksuale. Viktima prej frikës nuk i ka thënë asgjë nënës në fillim. Kur nëna ka dashur të telefonojë për të tretën herë të dyshuarin më 5 dhjetor, vajza ka treguar me ankth se çfarë po ndodh me të, më pas ngjarja është denoncuar në polici”, bën me dije prokuroria.

I njëjti i dyshuar, së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë nga Gostivari, kanë mashtruar edhe një viktimë tjetër. I dyshuari i parë, në marrëveshje me dy të tjerët, i është prezantuar viktimës gjithashtu si hoxhë që do ta ndihmonte atë të largonte magjitë nga shtëpia e saj. Në disa raste, të tre e bindën atë se për të hequr magjitë, duhej të nxirrnin objekte të ndryshme nga varrezat dhe kështu të nxirrnin magjitë prej saj dhe shtëpisë së saj. Për shërbimin i kanë këekuar gjithsej 98.000 denarë. Kur kanë filluar të organizojnë një takim të ri, viktima ka dyshuar se është mashtruar dhe i ka denoncuar.

Për të raportuarin e parë, Prokuroria Themelore Publike Gostivar, gjyqtarit të procedurës paraprake i ka dorëzuar propozim për caktimin e paraburgimit, ndërsa për dy të dyshuarit e tjerë janë propozuar masa të kujdesit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

ANKETIMI

По кој модел на настава треба да започне второто полугодие во училиштата?

Резултати од анкетата

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена