Na ndiqni në:

Maqedoni

Propozim masa: Të punësuarit në institucionet në punë me vërtetim për vaksinë, test në shpenzim të tyre, kovid të kaluar

Botuar

  • македонски јазик

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe këtë mëngjes në konferencën për shtyp informoi për propozimet e reja dhe rekomandimet të cilat kanë qenë të sjellura në mbledhje të komisionit për sëmundje ngjitëse.

“I analizuam trendet, numrat e fundit dhe u soll vendim për propozime adekuate deri tek Qeveria. Të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në shërbimin lokal, në të gjitha institucionet për të shkuar në vendin e punës duhet të parashtrojnë vërtetim për së paku një dozë të pranuar kundër Kovid-19, PCR test negativ, Jo më i vjetër se 72 orë, i bërë në shpenzim personal ose vërtetim për Kovid të kaluar, jo më i vjetër se 45 ditë, ose vërtetim nga mjek specialist se vaksinën nuk munden t’a pranojnë, kurse këto janë ato me gjendje të rralla imunologjike për çka ne do të dalim me listë adekuate të sëmundjeve”, tha ministri.

Rekomandimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse është që ndaj këtyre masave të kyçen edhe kompanitë private.

Propozimet do të gjenden në rishqyrtim në seancën e ardhshme qeveritare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!