Na ndiqni në:

Maqedoni

Diferenca në kontributet e pagës minimale do të mbulohet nga MPPS-ja, sqaron procedurën Lukarevska

Botuar

  • македонски јазик

Punëdhënësit në muajin prill duhet të paguajnë pagë më të lartë të muajit mars në shumë minimale prej 18.000 denarë. Ministri i Financave Fatmir Besimi tha se paga minimale nga muaji mars do të jetë 18.000 denarë për të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.

“Përveç kësaj, kjo po ndodh në kushtet e krizës shëndetësore dhe energjetike, gjë që tregon edhe më qartë përkushtimin tonë si Qeveri për rritjen e pagave në vend. Kjo është një zgjidhje sistematike, e cila është në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe përmes së cilës, përmes një metodologjie të vendosur, paga minimale do të mbrohet nga inflacioni dhe që lidhet me rritjen e produktivitetit të punës. Shteti ka partneritet me ekonominë dhe duke pasur parasysh gjendjen e përgjithshme aktuale, në buxhet janë ndarë 16 milionë euro për subvencionimin e pjesës së kontributeve për rritjen e pagës minimale”, tha Besimi.

Drejtoresha e DAP Sanja Lukarevska informoi se diferencën nga kontributet në pagën minimale të rritur neto do ta paguaj Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Procedura është e thjeshtë, gjegjësisht punëdhënësi në përllogaritjen mujore për pagesë të integruar për ata persona për të cilët do të kërkojë ndihmë financiare nga shteti, i shënon me një kod të posaçëm për të cilin jemi duke punuar aktualisht në DAP dhe do të informojmë me kohë për të gjitha detajet përkatëse. DAP në afat prej 30 ditësh pas pagesës së pagës do të dorëzojë raport nga të dhënat e përpunuara në MPPS nga ku do të bëhet pagesa e ndihmës financiare për punëdhënësit. Ndihma financiare do t’u paguhet atyre punëdhënësve që plotësojnë kushtet e mëposhtme: punëdhënësi të mos jetë i liruar nga pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve sociale ose tatimit mbi të ardhurat personale për punonjësin me pagë minimale; të ketë statusin e tatimpaguesit aktiv, pra të mos jetë në procedurë falimentimi ose likuidimi ose fshirjeje dhe të ketë shlyer detyrimet në bazë të pagës, kontributeve të sigurimeit social të detyrueshëm dhe taksave, përfshirë ditën e fundit të muajit për të cilin sigurohet ndihmë financiare”. – tha Lukarevska

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена