fbpx
Na ndiqni në:

Lajme

Rusia ka ndërprerë zjarrin në Mariupol për të hapur korridor humanitar

Botuar

  • македонски јазик

Forcat ruse do të pushojnë zjarrin sot nga ora 10 deri në orën 15 sipas kohës së Moskës për të mundësuar korridore humanitare nga qytetet ukrainase të Mariupol dhe Volnovaha, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Rusia dhe Ukraina ranë dakord në bisedimet të enjten se korridoret humanitare dhe një armëpushim duhet të vendosen. Raundi i tretë i negociatave ndërmjet palës ruse dhe ukrainase është dakorduar për këtë fundjavë.

Mariupol, një port strategjik në Ukrainën lindore, është nën rrethim dhe bllokadë dhe është nën sulme të pamëshirshme nga forcat ruse, tha sot kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Vadim Boiçenko, në ditën e dhjetë të pushtimit rus.

Nuk ka energji elektrike dhe ujë në qytet, ndërsa autoritetet thonë se nuk mund të evakuojnë të plagosurit, ndërsa shumë njerëz e krahasojnë situatën me rrethimin e Leningradit në Luftën e Dytë Botërore.

Në Mariupol gjendet selia e batalionit famëkeq ukrainas AZOV, i përbërë nga mercenarë, të burgosur, nazistë nga e gjithë bota, të akuzuar për krimet më të mëdha në Ukrainën lindore që nga viti 2014. Deri në vendosjen e korridorit humanitar Mariupolin e kanë braktisur vetëm ata që arritën të shpëtonin nga mercenarët ukrainas, civilët i përdorin ato si mburojë njerëzore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена