Na ndiqni në:

Gostivari

Të shtunën me marsh do të promovohet shtegu malor “Ylberi”

Botuar

    Komuna e Gostivarit dhe e Vrapçishtit në bashkëpunim me Shoqatën e alpinizmit “Shari”, organizon marsh për promovimin e shtegut malor “Ylberi”.

    Ky shteg malor fillon mbi fshatin Zdunjë, kalon nëpër fshatin Jellovcë e poshtme, vendin e quajtur Ramen Kamen (gurrë i rrafshët), shtëpia alpinistike “Sharri” mbi Vranjovcë dhe mbaron në Vrapçisht.

    Në marsh do të marrin pjesë kryetarët e Gostivarit dhe Vrapçishtit, Arben Taravari dhe Isen Shabani, komunat në territorin e të cilit kalon shtegu “Ylberi”, kurse janë të ftuar edhe diplomatë nga shtetet miq të RMV.

    Marshi ka për qëllim t’i inkurajojë qytetarët të merren me ecje në natyrë sport dhe rekreacion, si dhe promovimin e turizmit rural. Komuna e Gostivarit ju bën thirrje qytetarëve masovikisht të marrin pjesë në këtë aktivitet rekreativo-sportiv.

    Marshi do të mbahet më 24 Korrik (e shtunë), kurse me agjendën dhe detajet e tjera, qytetarët do të jenë të informuar në kohë nga ana e Repartit për mbrojtje të ambientit jetësor në afërsi të Komunës së Gostivarit!

    Сподели на:
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Отворени работни места во Полог:

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Популарно изминативе 100 дена

    error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!