Na ndiqni në:

Maqedoni

1.309 testime, 156 raste të reja të koronës – Gostivari pa të infektuar të rinj

Botuar

  • македонски јазик

156 raste të reja me Kovid-19, 10 të vdekur, 326 pacientë të shëruar 

Në përputhje me të dhënat nga Instituti për shëndet publik, në 24 orët e fundit janë bërë 1.309 testime, kurse janë regjistruar 156 raste të reja me Kovid-19: Shkup – 91, Kavadarci – 19, Manastir – 13, Prilep dhe Kumanovë – nga 8, Koçan – 3, Strugë – 2, Tetovë, Shtip, Ohër, Kërçovë, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Kriva Pallankë, Dellçevë, Kratovë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica  – nga 1.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 10 persona të vdekur prej të cilëve katër nga Shkupi (76, 78, 79 dhe 82 vjet) dhe nga një person të vdekur nga Kavadarci (61 vjet), Shtip (38 vjet), Prilep (66 vjet), Veles (47 vjet), Sveti Nikole (82 vjet) dhe Berovë (35 vjet). Nga personat e paraqitur të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, njoftoi Ministria e shëndetësisë.

Janë regjistruar 326 pacientë të shëruar nga: Shkup – 135, Kumanovë – 30, Kavadarci – 23, Shtip – 21, Manastir dhe Kriva Pallankë  – nga 18, Prilep – 17, Veles – 14, Koçan – 11, Tetovë, Kratovë dhe Negotinë – nga 6, Probishtip – 5, Bogdanci dhe Vinicë – nga 3, Kërçovë dhe Gostivar – nga 2, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Dellçevë, Radovish, Krushevë dhe Dojran – nga 1.

Deri tani në vendin tonë janë bërë gjithësej 1.409.078 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave kovid- të diagnostikuar në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është  206.233, numri i pacientëve të shëruar është 191.132,  të të vdekurve është 7.242, kurse të rasteve aktive është 7.859.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!