Na ndiqni në:

Gostivari

83 ë hospitalizuar me kovid në Gostivar – mjekët thonë pacientët vijnë në spital shumë vonë

Botuar

  • македонски јазик

Gostivari llogaritet si një nga rajonet më të prekura nga vala e re e kovidit. Situata është ende serioze. Edhe pse këto ditë kishte zvogëlim të rasteve të reja, megjithatë spitali është i mbingarkuar me pacientë, kurse vdekshmëria është e lartë.

Në repartin infektiv, intern, nervor dhe në spitalin modular në Gostivar gjithësej janë hospitalizuar 83 kovid të sëmurë prej të cilëve 62 janë vendosur në mbështetje oksigjeni. Sipas informatave nga shërbimet mjekësore pjesa më e madhe nga të hospitalizuarit janë të pavaksinuar. Persona të vaksinuar që janë infektuar, kalojnë me simptoma më të lehta, thotë dr. Ratko Naumoski, udhëheqës i repartit infektiv në Gostivar.

“Apeloj që popullata të vaksinohet, është shumë e rëndësishme. Ato që vijnë te ne pozitivë, kurse janë vaksinuar kanë fotografi më të lehtë klinike për dallim nga ato që janë të pavaksinuar. Mirë është që tash ka interesim më të madh për vaksinim, të vaksinohen qytetarët në numër sa më të madh dhe të krijohet ai imunitet kolektiv. Gjithashtu, sipas meje masa që duhet të respektohen janë mbajtja e maskave edhe në hapësira të mbyllura edhe në hapësira të hapura, të mbahet distanca dhe të bëhet kujdes shumë me higjienën”, thotë doktori.

Vikendin që kaloi ishin të regjistruar 8 raste vdekjeje. Këtë mëngjes ndërruan jetë dy pacientë. Mjekët thonë se në pjesën më të madhe kur ka vdekje bëhet fjalë për të sëmurë kronik, por theksojnë se shumë nga pacientët mjekohen në shtëpi dhe vijnë shumë vonë për ndihmë mjekësore.

“95% janë me sëmundje kronike. Një pjesë e madhe nga pacientët që vijnë në spital para janë mjekuar në kushte shtëpiake, dhe kur vijnë situata është aq e përkeqësuar sa rëndë mundemi t’u ndihmojmë. Kohë më të gjatë janë mjekuar me terapi nga mjekët amë, nga një që i kanë miq… Dhe shumica vijnë me vonesë tek ne. Apeloj edhe deri te mjekët amë dhe deri te mjekët miq të të sëmurëve t’i dërgojnë në kohë këtu, sepse me të vërtetë në gjendje aq të rëndë shanset janë të vogla t’ju ndihmojmë”, potencon dr. Naumoski.

Këtë periudhë për kontrolla në ambulancë drejtohen nga 15 deri 20 pacientë me kovid në ditë.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Gostivari3 ditë më parë

Taravari: Pres nesër BDI të më sulmojë për spitalin në Kërçovë, për to un jam fajtor për gjithçka

Gostivari6 ditë më parë

Gostivarpress.mk me donacion për nxënësit me rastin e 5 vjet ekzistencë të medias

Kulturë1 javë më parë

Nesër në mbrëmje premierë në Teatrin e Gostivarit

Maqedoni4 ditë më parë

Prej të martës do të paguhen pensionet e shtatorit

Maqedoni1 javë më parë

Nga Tetori të vaksinuar me një dozë nuk do të mund të hyjnë në kafeteri, restorant, ngjarje

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Iniciativa “Gostivari që dua” dhe BDI bashkë në zgjedhjet

Gostivari2 javë më parë

Ka raste të korona virusit nëpër shkollat në Gostivar, por situata është stabile, vlerësojnë organet kompetente

Gostivari1 javë më parë

Sulm fizik në kazino në Gostivar, të arrestuar 2 persona

Maqedoni2 javë më parë

Katër ekspertë Gjermani të kyçen në hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gostivari1 javë më parë

Në Gostivar i privuar nga liria një hotelier në lokalin e të cilit ka pasur mysafirë pa çertifikatën e vaksinimit

Gostivari2 javë më parë

E ndezur deponi ilegale rreth rrugës Gostivar-Tetovë, janë djegur edhe goma

Gostivari3 ditë më parë

BDI dhe “Gostivari që dua” lanë thasë me mbeturina para komunës: Taravari premtonte qytet të pastër, kurse gjithkund ka mbeturina

Gostivari2 ditë më parë

Të arrestuar dy gostivaras për shkak të sulmit fizik dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!