Sport
Argjent Beqiri ekskluzivisht për Gostivarpress.mk: Më vjen mirë që e kemi Gostivarasin Musliu në terren, pres rezultate të mira nga reprezentacioni

Eksitimi rritet. Mbeten vetëm disa orë nga fillimi i garës historike në mes Austrisë dhe Maqedonisë në Kampionatin europian të futbollit.
Momentin që e prisnim 30 vjet, më në fund u realizua. Maqedonia është pjesë e EURO dhe do të shkoj në sukses me grupin, në të cilën përskaj Austrisë janë edhe Ukraina dhe Holanda.
Ekskluzivisht për Gostivarpress.mk Argjent Beqiri, anëtar i UO dhe FFM, ish reprezentues dhe trajner i reprezentacionit me intervistë për mbështetje dhe dëshirë për sukses të madh të futbollistëve në Bukuresht.
“Si anëtar i bordit drejtues të FFM dhe ish trajner i reprezentacionit, ish reprezentues dhe si qytetar i Gostivarit, dëshirë më të madhe kisha të plasohemi ndonjëherë në ndonjë garë të këtillë, në çfarëdo qoftë funksioni nga këto që i përmenda, dhe ajo ndodhi tani. Më vjen mirë që e kam bashkëqytetarin tim Visar Musliu që sipas meje i quajtur “djali i hekurt” në terren te mbrojtja dhe jam i lumtur që jam pjesë e kësaj fare të madhe. Kjo është histori, çdokush që e ëndërron, kurse ne e përjetojmë. Pres rezultate të mira nga reprezentacioni ynë, sepse vërtetuam se mundemi të fitojmë edhe kundër reprezentacioneve më të mëdha edhe më të vogla. Le t’na jetë me fat të gjithë gostivarasve.” , nënvizoi Beqiri.
Gara me të cilën Maqedonia debuton në kampionat luhet sot në ora 18.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij