fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Besa Muharemi nuk është më anëtare e Këshillit të Komunës së Gostivarit

Botuar

  • македонски јазик

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Gostivarit është marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të këshilltares Besa Muharemit. Pikën e rendit të ditës e ka vënë kryetari i Këshillit, Valbon Limani, i cili ka sqaruar se ajo vjen me kërkesë të këshilltares.

Muharemi ishte e dyta në listën e kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar nga Aleanca për Shqiptarët/Alternativa, koalicion që ka gjithsej 10 vende në këshill.

Me përfundimin e mandatit të këshilltarit, pozicioni duhet t’i jepet kandidatit të radhës në listën e së njëjtës parti/koalicion. Xhevad Fejzuli ishte i 11-ti në listën e AA/A.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена