Gostivari
Fëmijët karateistë që fituan medalje në kampionatin shtetëror në pritje në Komunën e Gostivarit

Karateistët që arritën sukses në Kampionatin Shtetëror të Karatesë për kadetë, juniorë dhe U-21, i cili u mbajt në Gostivar, sot ishin në pritje në komunë, në zyrën e kryetarit Arben Taravari. Fëmijët, anëtarë të klubit të karatesë “Asiart” në kampionat fituan 5 medalje të arta dhe 7 të bronzta.
“Dua të falënderoj kryetarin e komunës për pritjen e sotme, ky është një motiv dhe stimul i madh për fëmijët, kur njeriu i parë i qytetit tregon se e vlerëson mundin dhe punën e tyre. Jam shumë i kënaqur me të gjithë fëmijët që ishin pjesë e kampionatit që u mbajt në Gostivar dhe ishte ndër më të organizuarit deri më tani”, tha trajneri i klubit, Berat Jakupi.
Kryetari i komunës i ka uruar fëmijët për suksesin, i cili, siç tha ai, është sukses për mbarë Gostivarin.
“Jam i nderuar dhe i kënaqur që sot të ftuarit e mi janë karateistët e rinj. Për Gostivarin si komunë ky sukses është i madh. Njeriu i udhëhequr nga Berat Jakupi është një sportist i dëshmuar dhe shpresoj se do të vazhdojnë ta ndjekin shembullin e tij dhe të kenë sukses”, tha Taravari.
Karateistët që fituan medalje në kampionatin shtetëror kanë mundësinë të bëhen pjesë e ekipit të karatesë së Maqedonisë dhe të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik, i cili në qershor do të mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin