fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

ESHS: Paga mesatare neto në Nëntor vitin e kaluar ka qenë 29 130 denarë

Botuar

  • македонски јазик

Paga mesatare mujore e paguar neto për të punësuar në nëntor 2021 ishte 29.130 denarë dhe krahasuar me nëntorin 2020 është rritur për 5,6 përqind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në sektorët: Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (14.4 përqind), Objekte akomodimi dhe shërbime ushqimore (11.5 përqind) dhe Informacion dhe komunikim (11.3 përqind).

Rënie e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët: Aktivitetet me pasuri të paluajtshme (3.9 përqind), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe klimë (3.5 përqind). Tregtia me pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave (2.9 përqind).

Sipas ESHS-së, paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në nëntor 2021 ishte 43.509 denarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена