fbpx
Na ndiqni në:

Shëndet dhe bukuri

Një porcion mjedra, një pasuri e tërë e materieve ushqyese

Botuar

  • македонски јазик

Nëse doni të merrni më së shumti materie ushqyese nga vetëm një porcion, duhet të hani mjedra.

Mjedrat janë opsioni më i mirë pasi përmbajnë një sasi të madhe të fibrave dietike, që është 32 përqind nga vlera ditore që ju nevojitet. Fibrat janë të rëndësishme për shkak të disa arsyeve.

Fibrat mund të ndihmojnë në nxjerrjen e toksinave nga trupi, e lehtësojnë ndezjen e zorrëve, po mund të ju ndihmojë edhe të humbni ndonjë kilogram. Mjedrat dhe manaferrat janë lloje frutash që përmbajnë më së shumti fibra, kështu që definitivisht duhet t’i përfshini në ushqimin tuaj.

Mjedrat përmbajnë edhe sasi të mëdha të vitaminës C, shumë mangan,vitamin K, hekur, magnezium, fosfor, kalium, bakër, tiamin, kalcium, zink, si dhe vitamina E, A dhe B6. Ajo domethënë se nëse hani porcion mjedra, do të konsumoni sasi të mëdha të materieve ushqyese.

Përskaj asaj, mjedrat janë të pasura me antioksidantë të cilët janë të rëndësishëm për shëndetin e qelizave tuaja, që luftojnë kundër stresit oksidativ. Stresi oksidativ i lartë është i lidhur me lloje të ndryshme sëmundjesh siç janë kanceri, diabeti, dhe sëmundjet e zemrës. Përskaj asaj, është e vërtetuar se antioksidantët kanë veçori kundër plakjes.

Manaferrat e tjera janë gjithashtu të pasura me materie ushqyese, siç janë boronicat dhe luleshtrydhet, por mjedrat kanë dukshëm më shumë fibra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена