Na ndiqni në:

Maqedoni

Etikë edhe pa sensacionalizëm, reagim i ZNM për njoftime për tentativa për vetëvrasje

Botuar

  • македонски јазик

Shoqata e gazetarëve (ZNM) dhe Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) me rastin e njoftimit të një pjesë të mediave në lidhje me tentativat për vetëvrasje u bëjnë thirrje gazetarëve për respekt maksimal të standardeve etike dhe normave dhe përmbajtje nga informin sensacional.

“Në ndërkohë, rikujtojmë nenin 7 të Kodit të gazetarëve, sipas të cilit “gazetari do t’a respektojë privatësinë e personit, përveç kur ajo është në kundërshtim me interesin publik. Gazetari është i detyruar t’i respektojë dhimbjen dhe pikëllimin personal”. Njëkohësisht, rikujtojmë edhe për obligimin e mediave e përmbajtur në nenin 8 nga kodi, sipas të cilit “mënyra e informimit të rasteve të fatkeqësive duhet të jetë i liruar nga sensacionalizmat”. Këto nene të Kodit qartë drejtojnë tek detyrimi i gazetarëve të lajmërojnë për rastet e vetëvrasjeve ose tentativave vetëm nëse bëhet fjalë për interes publik më të gjerë ose kur bëhet fjalë për persona publik, me qëllim objektivisht të informohet publiku dhe të shmangen shpekulimet e mundshme. Por edhe në ato raste gazetarët kanë përgjegjësi të informojnë në mënyrë të ekuilibruar, me prova të konfirmuara dhe burime relevante dhe çdoherë duke i respektuar dhimbjen dhe pikëllimin personal të të afërmve.”, thuhet në njoftimin.

Pjesë e mediave këtë mëngjes transmetonin drejtëpërdrejtë aksion të shpëtimit të një personi që donte të hidhej nga një ndërtesë, afër Qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!