Na ndiqni në:

Lajme

Të hospitalizuarit në “Pirogov” të operuar me sukses, gjendja e tyre është stabile

Botuar

  • македонски јазик

Gjendja e të lënduarve në aksidentin e autobusit është e mirë dhe në gjendje të përgjithshme stabile. Nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre. Nga Spitali “Pirogov” sot kanë njoftuar se janë duke u kujdesur për pacientët në mënyrë adekuate dhe gjendja e tyre po monitorohet nga specialistë të ndryshëm. Janë kryer të gjitha ndërhyrjet e nevojshme emergjente.

-Gjendja postoperative e pacientëve vlerësohet e mirë. Gjatë ditës së sotme priten edhe dy ndërhyrje operative. Te një nga viktimat do të kryhen procedura shtesë mjekësore-diagnostike, të cilat do të japin qartësi më të madhe për trajtimin e ardhshëm terapeutik të pacientit, thonë nga spitali “Pirogov”.

Në aksidentin e djeshëm të autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari humbën jetën 45 pasagjerë dhe 7 të lënduar. Gjashtë nga të lënduarit ndodhen në Klinikën për djegie dhe kirurgji plastike në spitalin Pirogov në Sofje, ndërsa një në traumatologji.

Shefi i Klinikës për Djegie dhe Kirurgji Plastike në spital prof. Dr. Marija Argirova, siç njofton korrespondenti i MIA nga Sofja, tha se të gjithë pacientët i janë nënshtruar operacioneve të suksesshme në ditën e pranimit.

-Mendoj se ata që janë në gjendje stabile dhe kanë mundësi, do të mund të largohen në ditët në vijim, por ende nuk e kemi marrë atë vendim. Njëra prej tyre ka djegie të thella në të dyja duart, të cilat duhet të operohen dhe një vajzë duhet të operohet në gjurin e djathtë. Një tjetër paciente iu nënshtrua dje një operacioni në gjurin e djathtë. Gjendja e tyre është stabile, deklaroi prof. Dr. Argirova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!