Na ndiqni në:

Gostivari

Ka raste të korona virusit nëpër shkollat në Gostivar, por situata është stabile, vlerësojnë organet kompetente

Botuar

  • македонски јазик

Në Gostivar viti i ri shkollor filloi me prezencë fizike në shkollat fillore y përderisa shkollat r mesme ndjekim mësim online. Organet kompetente vlerësojnë se dy javë pas fillimit, situata me korona virusin në shkollat fillore është stabile. Janë të regjistruar raste të arsimtarëve dhe nxënësve pozitiv, por ai numër është i vogël dhe nuk paraqet rrezik, thonë nga Sektori komunal për arsim, ku shkollat çdo ditë dërgojnë raporte a ka dhe sa ka raste të reja të regjistruara.

“Çdo ditë e ndjekim situatën dhe tash për tash mund të themi se është stabile. Janë të paraqitur 9 arsimtarë pozitiv, njëri është në izolim për shkak të kontaktit, gjithashtu ka 2 nxënës pozitiv dhe dy klasa janë në izolim. Ky nuk është numër i madh. Situata dhe në përgjithësi në Gostivar stabilizohet dhe prandaj konsiderojmë se procesi i arsimit duhet të vazhdojë me prezencë fizike.”, tha udhëheqësja e sektorit komunal për arsim Aslijan Snopçe.

Shkollat për shkak të pandemisë punojnë sipas protokolleve të veçanta. Në to janë parashikuar mbajtje e detyrueshme e maskave, dezinfektim i shpeshtë, ajrosje të hapësirave, është e ndaluar përzierje e klasave që të anashkalohen kontakte etj.

 

 

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!