Вести
Thirrje publike: Trajnim falas për kujdestarë, mundësi për të punuar në një qendër speciale në Gostivar
Agjencioni për Punësim, sot (23 shkurt), shpalli thirrje publike për personat e papunë që të marrin pjesë në trajnime falas në kuadër të programit për trajnime dhe punësim për persona për kujdes në komunitet, të zbatuar nga Agjencioni, në partneritet me UNDP.
Për Qendrën e veçantë që do të hapet në Gostivar, nën patronatin e shoqatës së qytetarëve “Qendra Burimore për Prindërit e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta”, kërkohen gjithsej 17 kujdestarë/asistentë për këto pozita: Asistent për përkujdesje të personave me Multipleks sklerozë, asistentë / kujdestarë për të ofruar shërbimin e zevendesimit të kujdesit familjar dhe asistentët për kujdes të personave me Alchajmer.
Personat e papunë të interesuar me arsim të paktën fillor mund të aplikojnë në Qendrën e Punësimit, çdo ditë pune. Qendra Burimore bën me dije se njoftimi vlen për personat e papunë nga i gjithë rajoni i Pollogut.
Gjatë trajnimit, kandidatët do të marrin pagesë prej 9.000 denarë në muaj. Pas përfundimit të trajnimit, i cili do të zgjasë 3 muaj, personat do të kenë mundësi të punësohen si kujdestarë/asistentë në Qendrën speciale në Gostivar me pagë mujore dhe sigurim pensional dhe shëndetësor të paguar.
Thirrjen publike të plotë mund ta gjeni në LINKUN në vazhdim LINK.
-
Гостиварпред 2 месеци
Курсна листа на НБРМ и приватните менувачници во Гостивар
-
Македонијапред 1 месец
Денеска е Летник
-
Гостиварпред 3 месеци
Се потсетуваме, најсреќните на Водици во Гостивар кои го извадија крстот од Вардар
-
Македонијапред 3 месеци
Србите го слават Свети Сава – Национален празник на српската заедница во земјава
-
Македонијапред 1 месец
Денес е Прочка – Проштевајте и побарајте прошка од оној на кој сте му згрешиле
-
Гостиварпред 2 месеци
Објавен повик за невработени-По 6.000 евра грант за да си отворат бизнис
-
Вестипред 2 месеци
Историјат на Осми март – Празник посветен на правата на жените
-
Што, како, каде?!пред 3 месеци
ШОУ: Легендарните „Солза и Смеа“ доаѓаат во Гостивар