Na ndiqni në:

Gostivari

Në gjinekologji në Gostivar në përgatitje VIP dhoma për lehonat

Botuar

  • македонски јазик

Në repartin gjinekologjik-akusherik në spitalin e përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar, rrjedhin punët për rregullimin e VIP dhomave për lehona. Në pjesë të veçantë, e cila do të ketë dhomë të pritjes dhe recepsion, ndërtohen katër hapësira, secila me toalet personal. Dhomat do të jenë njëkrevatëshe, të pajisur me televizion dhe në to gratë do të mund të kenë shoqëri gjatë kohës së qëndrimit.

“Pandemia pak e zgjati realizimin e projektit, por tashmë punët rrjedhin. Në këto VIP dhoma do të akomodohet nga një paciente dhe këtu do të ketë të gjitha kushtet, si në hotel. Domethënë toalet personal, frigorifer, televizor, klimë dhe nëqoftëse don mund të ketë shoqërues. Sigurisht shfrytëzimi i këtyre dhomave do të paguhet, jashtë shërbimeve shëndetësore, të cilat janë falas. Duam pacienteve t’ju mundësojnë një lloj kushte luksoze, të cilat janë trend dhe shumë të kërkuara vitet e fundit”, tha dr. Agim Jakupi, udhëheqës i repartit.

Rregullimi i mbrendshëm Gjinekologji Gostivar.

Në të njëjtën pjesë përgatitet edhe hapësirë për paciente me nevoja të veçanta, e cila do të pajiset në mënyrë adekuate.

Sipas njoftimeve VIP pjesa e gjinekologjisë në Gostivar duhet të jetë plotësisht e mbaruar dhe e lëshuar në përdorim deri në Vitin e ri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!